Deneveri mposhti Lakersat, rihapet beteja për titull
23 shtator 2020
| 15:47
Denveri fitoi me rezultat 114-106 ndaj Lakers në finale e tretë të “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, duke rihapur garën për titullin kampion.
Tashmë Lakers udhëheqin 2-1 me ndeshje, ndërkohë që po 2-1 udhëheq edhe Miami ndaj Bostonit në Lindje.
Sfida e tretë mes Lakersave dhe Denverit u dominua shumicën e kohës nga Nuggets, që u shkëputën deri në 20 pikë në periodën e katërt. Në fund, Lakersat tentuan të befasojnë, por pa sukses.
Murray realizoi 28 pikë e 12 asistime për Denverin, mbështetur nga Grant me 26 pikë e Jokiq me 22 pikë e 10 rebound, një trio që bëri diferencën në parket. Për Lakersat, LeBron James e Davis realizuan 57 pikë së bashku, të pa mbështetur si duhet nga pjesa tjetër e ekipit.