Dënime drakonike për anëtarët e KNDSh-së
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /27/
(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)
- d) Kanë mbledhun materiale si ndihma per bandatë e armatosuna tue i konsiderue keta si ushtri te veten.
- dh) Janë lidhun me Komitetin Ballist ne Prizren per ta ndihmue njani tjetrin dhe kanë pas per qellim te lidheshin me Komitetet Suharek-Gjakovë.
e)Për me forcue organizatën e tyre tradhtare kane bame betimin qe do te luftojnë kundra regjimit te sotshem deri në pikën e fundit te gjakut dhe që nuk kanë me tradhëtue komitetin qe kanë krijue vet. Ne raste se do kush prej tyre e tradhton komitetin nuk e pret gjë tjetër vetem se vdekja e sigurt, kete betim e kanë bame te gjithë të pandehurit.
Pra kanë krijue nji organizatë e cila ka beme nji propagandë gnjeshtare, kanë bame agjitacion me armatos njerëz per me pergadit nji luftë të armatosun, janë lidhë dhe kanë ndihmue bandatë e arratisuna te gjitha keto me qellim qe me anë të forcës ta shkatërrojnë themelet fillestare të Jugosllavisë D.F. Përveç kësaj Ahmet Dërguti në pranverën e vjetit 1945 si intendent i komandes së vendit në Rahovec, tue punue aktivisht per komitetin ne te cilin bante pjesë ka grumbullue ndihma per bandat e arratisuna balliste tue tërheq prej magazine es ushtarake 2.000 kg drithë dhe 200 kg. Leshë.
VI.
Rexhep Abdullah Kabashi i quajtun “Tomorri” per se ne fillim dhe deri ne gjysmën e vjetit 1945 ka marr lidhje dhe me ne kontakt me te pandehurit Tahir Deda. Mbasi kanë ranë në dakord asht bame vegel dhe ndërlidhje kryesore e Tahirit me kryetarët e bandave të arratisuna te cilat ne atë kohë luftofshin me Drenicë kundra UNÇ. Ka dergje postën qe i pandehuri Tahir Deda e drejtonte Bandave t’armatosuna ne adresë te Prof. Ymer Berishës, i cili i përgjegjte te pandehunit Tahir dhe kur posta ose letra nuk kishin mundësi me depertue per shkak të luftës atëherë i pandehuni Rexhep i çilte dhe i këndonte e mandej përmbajtjen e tyre ja referonte te pandehurit Tahir dhe anasjelltas simbas udhëzimeve te dhanuna gojarisht prej Tahirit, Rexhepi i shkruante personalisht Ymer Berishës.
Pse si sekretar i Këshillit Popullor te komunës në Lubizhdë, tue përfitue nga pozita ka keqëpërdorun dhe abuzue me detyrën e tij, tue mbledhë shenime dhe informata mbi ushtrin tonë, mbi forcat e saja dhe lëvizjen e saj tue ja dergje Tahir Dedës, tue qenë i sigurt dhe tue dijtë fortë mirëse ai banë pjesë ne nji organizatë ilegale e si e tillë asht i lidhun me bandat arratisuna, përmbajtjen e këtyre shenimeve e informatave e dergonte ose e përcillte tek bandat ne fjalë. Pra, ka bamun spiunimin ne dam te shtetit dhe në favor te bandave të arratisuna kundershtare te regjimit të sotshem.
VII.
Kadri Ramadan Topalli per se si pjesëtarë i organizatës balliste e cila ka pas për qëllim kryesuer përmbysjen e regjimit të sotëm të Jugosllavisp D.F. ka ra në kontakt e ne lidhje me bandat e arratisuna dhe ka mbajtun lidhjen mes te ketyre dhe komitetit ballist në Prizren dhe gjithashtu me Kitetin femnuer ballist, tue i vue në lidhje direkte e kontakte keto organizata me bandat e arratisuna , tue dergje postat, informatat dhe tue prue prej tyre posten dhe udhëzimet, tue dergje material te mbledhun ne qytet bandave në fjalë, si për shembull bombë dore municion pushke e tj. Pse në muajin maj te këtij viti ka shoqënue dhe fute ne Prizren Kapten Riza Aliun nji nder kryetaret e bandave, ka asistu ne konferenca dhe e ka vue ne kontakt me komitetin ballist te rrethit të Prizrenit. Per qe ka përcjell Laura Shmanin dhe Nesibe Zhurin qe keta te takohen me bandat ne mal dhe pse ka përcjell drazhisten e të arratsun Milla Bilibajkiq ne banden balliste.
Per sa u tha ma sipër dhe në bazë te nenit 4, pika 1, nenit 6, pika 1, nenit 3, pika 1 e 7 dhe nenit 11 te Ligjit krimet kundra popullit e shtetit dhe zbatimin e tij dt. 9 korrik 1945.
Shqiptohen dënime drakonike për anëtarët e KNDSH-së
G J Y K O N
- Të pandehunit:
Halim Spahin, Tahir Dedën, Rifat Krasniqin, Sefedin Ahmetin, Rexhep Avdullah Kabashin dhe Kajtaz Ramadanin me dënimin e vdekjes me pushkatim dhe dënimin e humbjes te përhershme te gjithë të drejtave politike e qytetare dhe me konfiskimin e tana pasurive te tyne.
- Të pandehunit:
Ahmet Dërgutin, Kadri Minushin dhe Xhemil Flukun me dënim te humbjes së të drejtave se lirikes dhe me punë të detyrueshme te vazhdueshme 20 (njizetvjet) me kushte qe ka me ju llogarit prej ditës së arrestimit dhe me humbjen e të drejtave politike dhe disa te drejtave qytetare, përveç të asaj princore ne vazhdim prej 10 vjetesh që do të llogariten mbasi kryhet dënimi.
III. I pandehuri Maliq Balija me dënim humbjen e të drejtave te lirisë dhe me punë te detyrueshme me vazhdim prej 17 (shtatëmbdhjet vjetë) vjetë, me kushtë qe ti llogaritet ndeshkimi nga data e arrestimit dhe me humbjen e të drejtave politike e disa qytetare përveç asaj te prindërve me vazhdim prej 8 vjetësh e cila ka me u llogarit mbas kryemjes së dënimit.
IV). I pandehuni Abdul Rexhepi me dënim humbje lirije dhe pune të detyrueshme te vazhdueshme prej 12 vjet (dymbdhjet vjet) me kusht që dënimi ti llogaritet prej datës se arrestimit, dhe me humbjen e të drejtave politike e disa qytetare përveç asaj princore, te vazhdueshme prej 5 vjete qe do te llogariten mbas kryemjes së dënimit.
V). I pandehuri Kadri Ramadani me dënim humbjen e lirisë dhe me punë te detyrueshme te vazhdueshme per 10 vjet (dhjetë vjetë), me kusht që dënimi ti llogaritet prej datës së arrestimit dhe me dënim te humbjes të drejtave politike e disa qytetare përveç asaj princore te vazhdueshme per 5 vjet, q ka me ju llogarit mbasi te kryej burgimin.
VI). I pandehuni Fehim Ibrahimi me denim te humbjes te lirisë dhe punë të detyrueshme te vazhdueshme 8 vjete (tetë vjete) me kusht qe ti llogaritet dënimi prej datës së arrestimit dhe me dënim humbjen e të drejtave civile përveç atyne princore te vazhdueshme per 4 vjet qe ka me u llogarit mbasi te kryej ndëshkimin.
VII). I pandehuri Basri Sallku Boshnjaku me dënim te humbjes se lirisë dhe punë të detyrueshme te vazhdueshme prej 7 vjetesh (shtatë vjetësh) me kusht qe tu llogaritet denimi prej datës së arrestimit dhe me dënim të humbjes të drejtave civile dhe disa qytetare përveç asaj princore te vazhdueshme per tre vjet qe ka me u llogarit mbasi te kryej dënimin.
VIII). I pandehuri Vahit Mustafa me dënimhumbje lirije e pune të detyrueshme te vazhdueshme per 4 (katër) vjet, me kusht qe denimi ti llogaritet qe nga data e arrestit dhe me humbje en e të drejtave politike e disa qytetare përveç të asaj princore te vazhdueshme prej dy viteve qe ka me u llogarit mbasi te kryej dënimin.
IX). Të pandehurit Abdullah Hajrullahu, Abdullah Hamëza, Sadik Peqani e Qamil Emini me dënim humbje lirije e pune të detyrueshme te vazhdueshme per nji vit, me kusht tu llogaritet qysh nga data e arrestimit.
X). Të pandehurit Hasan Rrustemi e Sheh Muhedini me denim humbje lirije dhe pune të detyrueshme të vazhdueshme per nji vjet ndeshkim i cili pezullohet me kondita 2 vjeçare.
XI). Lirohen nga aktakuza të pandehurit Sinan Hazëri, Ruzhdi Kabashi, Ibrahim Abdyli dhe Muhamet Veseli per munges provash dhe urdhërohet lirimi i tyre ne mos kjofshin të ndalun per shkak tjetër.
Ky vendim epet me të drejte apelimi me afat 8 ditë.
Vdekje Fashizmii-Liri popullit
Prizren 27 .IX. 1945.
Sekretari; M. Biçoku
Anëtari; Kolë Shiroka
Anëtari; Qamil Brovina
Kryetari; Hivzi Sylejmani
Mbas deklarimit të këtij vendimi, kryetari i shpjegoi shkurtazi te denuemve te grupit: I dispozitat e neneve dhe i porositi qe te tregojn durim, dhe ne se duem brenda 8 ditve munden me paraqitun ndonji parashtres e cila ka me u bashkue me aktet relative qe kane me ju dergje per shqyrtim Gjykatës se nalt kompetente.
Prizren , me 27 .IX. 1945.
Sekretari; M. Biçoku
Kryetari; H. Sylejmani
U pyeten të pandehunit e denume te gjithë me nji za deklaruen se do te ankohen, tue paraqite parashtresat e apelimit prane Gjykatpës Kompetente.
Ne kete menyë ju njohtue te pandehunvet te dendem se afati i tetë ditëve qe bahet fjalë siper ka me fillue prej datës se dorëzimit të aktgjykimit me diftues te rregullt.
Prizren, me 27.IX. 1945.
Sekretari; M. Biçoku
Kryetari; H. Sylejmani
EDHE GRATË SHQIPTARE NË BURGJET JUGOSLLAVE
Në procesin gjyqësor që u organizua kundër Halim Spahisë me shokë prej 34 (tridhjetekatër vetave), në këtë proces dolën edhe 9 (nëntë) gra, që ishin anëtare të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare.
Frika nga masa e tubuar që ishte mbledhur para sallës së kulturës në Prizren, me 27 shtator 1945, i detyroi pushtetarët dhe gjykatësit, që këtë proces makabër gjyqësor ta ndajnë në dyshë.
Me 27 shtator u mbajt seanca e fundit e Halim Spahisë me shokë, ndërsa me 22-23 tetor 1945, u mbajt seanca përfundimtare kundër grupit të grave që e përbënin nëntë veta.
Në emër të popullit
Gjykata Popullore e Krahinës, në Prizren, e formuar prej kryetarit të Gjyqit- Hivzi Sylejmani, kryetar i kolegjiumit, me gjyqtarët e popullit: Predrag Ajtiq, e Ahmet Nallbanin si anëtar të kolegjiumit. Ndërsa në seancë asistonte edhe sekretari Mustafa Biçoku, në çështjen penale kundra të akuzuarave Laura Shmani e të tjerave nga Prizreni. Në bazë të aktakuzës të Prokurorit Publikë për Kosovë K. Nr. 202/45, dt. 12. X. 1945, për faje të parapara me nenin 6 të Ligjit mbi fajet kundër popullit dhe shtetit. Mbasi ishte mbajtur seanca kryesore publike në Prizren me dt. 22-23 tetor 1945, në prezencën e të akuzuarave dhe të Zëvendës Prokurorit Publik për Kosmet, Radoja Vukqeviq, dhe mbasi ishte dëgjuar aktakuza përfundimtare e zëvendës Prokurorit Publik, që kërkohej me këmbëngulje që të arrestuarat të shpallen fajtore dhe të dënohen sa më rëndë. Pas shumë ditëve të kaluara në hetuesi, pas shumë torturave që ishin përdor ndaj tyre dhe pas shumë shantazheve që iu kishin bërë, më në fund të dënuarave iu shqiptua dënimi nga gjykatësi. (Vijon)