Dënimi i ‘Calit’, Bekim Jashari: Sot të gjithë jemi UÇK

16 dhjetor 2022 | 15:38

Anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Jashari ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund ta dënojë  komandat ‘Calin” në emër të popullit të Kosovës sepse sipas tij populli i Kosovës është vet UÇK-ja.

“Ai po dënohet në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën, pra kriminelët e Serbisë që edhe sot shetitin lirshëm po tentojnë t’i barazojnë me çlirimtarët tonë”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

Postimi i plotë i Jasharit:

Kjo është dëshmi që lufta jonë ende nuk ka përfunduar, luftën e fituar me gjak, falë dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të lirisë sot po e humbim fatkeqësisht dhe kjo pasi nuk e mbrojtëm kurrë që nga paslufta.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tonë në njërën anë dhe propagandave serbe që nuk u ndalën asnjëherë kundër nesh përderisa  ne dhe “akademikët” tonë nuk bëjmë sa duhet në dokumentimin e luftës sonë të drejtë.

Kjo që po ndodhë sot a është e mjaftueshme për t’i bindur udhëheqësit tonë për unitet apo duhet të shpallemi kriminelë për të na bërë bashkë kundër misioneve që dëshirojnë dështimin e shtetit tonë.

Sot të gjithë jemi UÇK, sot nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie, sot është vonë për të mos u bërë e pamundur nesër, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare të njohur nga aleatët tonë ndërkombëtar.

Gjykata Speciale nuk mund të dënojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – “Cali” në emër të popullit të Kosovës sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja.

Ai po dënohet në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën, pra kriminelët e Serbisë që edhe sot shëtitin lirshëm po tentojnë t’i barazojnë me çlirimtarët tonë.

Turp!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit…