Dënimi i ‘Calit’, komandant ‘Remi’: Kemi mbet pa fjalë!
16 dhjetor 2022
| 17:03
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, nën të cilën komandë funksiononte Njësiti “BIA” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se ka mbetur pa fjalë pas vendimit të sotëm të dënimit me burgim të Salih Mustafës – “Calit” nga ana e Gjykatës Speciale.
Në “Facebook”, “Remi” ka postuar një fotografi të tashmë të dënuarit, me mbishkrimin “Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme“.
Ai po ashtu ka thënë se “Calin” e njohim si luftëtar të drejt, të vendosur dhe të pakompromis me të keqen.