Dënimi i Marine Le Pen, reagojnë Orban e Salvini: Brukseli na shpalli luftë, nuk dorëzohemi

31 mars 2025 | 21:35

Dënimi me 4 vite burg i kryetares së partisë së djathtë së Frontit Kombëtar në Francë Marine Le Pen, ka nxitur reagime të shumta dhe mesazhe mbështetjeje nga krerë të partive të ekstremit të djathtë në Europë.

Ata kanë deklaruar se vendimi është politik dhe kërkon të pengojë Le Pen nga kandidimi për zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2027. Kryeministri hungarez Orban e zv.kryeministri italian Salvini kanë deklaruar se nuk do ndalen dhe së dënimi është “shpallje lufte” nga Brukseli.

Kryeministri hungarez Orban shkruan: “Je suis Marine!” (Unë jam Marine).

Ndërsa, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i partisë Liga tha se nuk do të dorëzohen.

“Ata që i frikësohen gjykimit të votuesve shpesh gjejnë siguri në gjykimin e gjykatave. Ne nuk do të frikësohemi, nuk do të ndalemi’, shkruan ai.

Ndërsa Jordan Bardella, presidenti i partisë Rassemblement National, po bën thirrje për një mobilizim “paqësor” pas vendimit ndaj Le Pen.

Në një deklaratë, ai e përshkruan dënimin si një “skandal demokratik” dhe thotë se “demokracia franceze po ekzekutohet”.

“Duke ndaluar Marine Le Pen të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, ata po përpiqen ta pengojnë me çdo mjet që të arrijë në Pallatin Élysée,” shprehet ai.

“Përmes mobilizimit tonë popullor dhe paqësor, le t’u tregojmë atyre se vullneti i popullit është më i fortë,” shton Bardella, duke nxitur ndjekësit e tij në X të nënshkruajnë një peticion mbështetjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se…