Dënimi i Mlladiqit, reagon avokati kroat i ish-presidentit Thaçi

08 qershor 2021 | 17:04

Krimineli i luftës, Ratko Mlladiq, do të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij prapa grilave, pasi Apeli i Tribunalit të Hagës ia ka konfirmuar atij dënimin me burgim të përjetshëm.

Pas këtij triumfi të drejtësisë, ka reaguar edhe Luka Misteic, ndihmësavokati i avokatit kryesor të ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, Luka Misetic

“Mlladiq është dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Historia do ta mbajë në mend se ai u mposht vetëm nga një aksion i përbashkët i ushtrisë kroate dhe boshnjake, diçka që duhet të kujtohet më shumë nga zyrtarët boshnjakë dhe kroatë”, ka shkruar Misetic në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur që t’ia zgjasë…