Dënimi i Mustafës nga Specialja, Humolli: Gjykatë politike me vendime politike
16 dhjetor 2022
| 13:19
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-komandantin, Salih Mustafa, e ka cilësuar si vendim politik.
Homolli, i cili ka qenë bashkëluftëtar me Mustafën, ka thënë se Specialja bazohet në dëshmitar që fshehën nga populli, kurse shqipton dënime në emër të popullit.
Në një prononcim për gazetën “Nacionale”, Humolli ka thënë se Salih Mustafën e njeh mirë populli i Kosovës.
“Gjykatë politike me vendime politike. S`kam çfarë të deklaroj për një gjykatë që nuk e njeh realitetin po bazohet në dëshmitar që mshefen prej popullit të vet. Kurse, shqipton dënim në emër të popullit. Sali Mustafën populli e njeh shumë mirë. Populli sot përfiton nga lufta e Sali Mustafës me shokë”, ka thënë Humolli.