Dënimi i Shukri Bujës me dy vjet burgim, flet avokati Koci

18 shtator 2020 | 11:01

Ish-kryetar i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja është dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim detyre për rastin e njohur si “Ferronikeli”.

Avokati i tij, Arianit Koci, në një deklaratë për media ka thënë se nuk janë përfillë rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe se nuk i është dhënë koha e duhur që të përgatisë çështjen e këtij rasti.

“Nuk janë përfillë rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe mua nuk më është dhënë koha e duhur për t’u përgatit. Prej momentin që e kam pranuar procesverbalin e fundit e deri në fjalën përfundimtare i kam pasur vetëm dy orë, pra nuk ka tentuar gjykata të na jap kohë dy ditë, edhe pse unë kam kërkuar shtatë sitë siç është rregulli i pashkruar”, ka thënë Koci.

Siç theksoi ai, tash janë në pritje të arsyetimit të Gjykatës për aktgjykimin e marrë, edhe pse siç u shpreh ai nuk beson që do ta kenë të lehtë arsyetimin.

Shukri Buja dënohet me dy vjet burgim

“Tash do të shoh se si do ta bëjë arsyetimin gjykata dhe besoj që nuk do ta ketë punë të lehtë ta arsyetoj këtë vendim. Gjykata e Apelit së pari ka kërkuar të nxjerrin prova që të vërtetohet fajësia e Bujës, dhe prova në drejtim të vërtetimit të dashjes nëse vërtetohet fajësia, këto nuk janë përfillur. E keni parë që rigjykimi ka përfunduar brenda ditë dhe menjëherë të nesërmen është caktuar fjala përfundimtare dhe sot është shpallur aktgjykim. Kjo është një prej gjykimeve më të shpejta prej që unë punoj si avokat”, ka thënë ai.

Koci ka theksuar se gjykatësi do duhej t’i lejonte që të paraqesin provat e reja, por një gjë e tillë është refuzuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sejdi Hoxha ka postuar një…