Dënimi i Vukotiqit, lajm edhe në mediat kryesore amerikane

06 korrik 2021 | 12:35

Mediat prestigjioze ndërkombëtare përfshirë, “The Washington Post”, “Associated Press” dhe  “ABCNews” kanë raportuar për dënimin me 10 vjet burgim për ish-policin serb për krime seksuale gjatë luftës.

“Një gjykatë kosovare të hënën ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin serb i akuzuar për përdhunime të grave shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999. Dënimi besohej të ishte i pari për një dënim për përdhunim që daton që nga lufta e Kosovës”, është thënë në raportimin e “The Washington Post”.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 10 vjet burgim, Zoran Vukotiçin, ish-polic i forcave serbe, nën akuzën për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në Komunën e Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në orët…