Dënimi me 15 vjet, UDB-së i dukej pak!
Nga Salih Sefa
Një tregim kushtuar ikonës së demonstratave studentore të vitit 1981.
Pas lirimit tim nga burgu dhe arritjes sime në shtëpi-Prishtinë, gjeta një atmosferë krejt ndryshe në krahasim me atë të viteve më parë. Në lagjen time ishin tubuar shumë njerëz, një pjesë të madhe të rinisë nuk i njihja sepse i lash fëmijë e tash ishin bërë burra!
Në shtëpi ishte përplot me mysafir flisnin hapur. Nuk frikoheshin si më parë e më të zëshmit ishin ata që mendonin ndryshe nga kërkesat Studentore. Veçoj dy ndodhi që kanë mbet në kujtesën time.
-Ishte dhoma e mbushur me mysafir!
Në derë hyn një i moshuar, trup shkurtë por i shkathtë! Ende pa u ulë nga dera me një zë energjik pyet: Cili është ai magari? Ata që ishin brenda disa sekonda u stepën, disa të rijnë u ngritën në këmbë!!!
Unë edhe pse nuk e kisha njohur e takuar kurrë më parë, u ngrita shpejt dhe i thash se unë jam ai magari!
Mu drejtu me një ton ushtarak: Kam ndegju se e ke mbajt burgun si burrat se përndryshe nuk isha ardhë dhe më përqafon fort. I them: O Ramë Govori të përqafoj në emër te shokëve dhe nipit tuaj që mbeten atje! Kur i thash kështu i rrodhën lotët dhe më puthi në ballë!
Ishte një habi për të gjithë por jo për Ramë Govorin se si e njoha pa e parë kurrë më parë!!!
- Një ditë tjetër, njëri nga vizitorët me pyet: A mbeten edhe shumë shokë në burgun e Nishit?
Po i thash, mbeten edhe shumë shokë: Hydajeti, Berati, Gani Krasniqi e Gani Koci, Fehmiu ,dy Salihat, ALI LAJÇI e shumë të tjerë.
Kur e përmenda se Ali LAJÇI mbeti atje në burgun e Nishit, njëri nga vizitorët me ndërpreu. Si si, Ali LAJÇI, ai është në Beligrad duke shëtitur me Mercedes.
Atëherë reagova edhe me ton më të lartë e goxha të ashpër.
A po shihni burra se çka bëjnë udbashët? Ju duket pak që e kanë dënuar më 15 vjet burg Aliun! A e dini ju se Aliu është njeri më i pa thyeshëm dhe njëri nga më të torturuarit nga shokët tanë. A e dini ju se Aliu kurrë nuk uli krenarinë e një Burri Rugove as në Burgun CZ, as në Pozharevc e as në Nish.
Ali Lajçin e lash në burgun e Nishit stoik si gjithmonë. Ju drejtova ati që më pyeti!
I nderuar UDB-ja ka gjet shumë njerëz të luhatshëm sikurse jeni ju. Ata me ndihmën tuaj provuan që t’i thejnë të burgosurit politik, i thash se ju nuk jeni i vetmi që ju kanë dresuar të folni pa ditur asgjë vetëm për një qellim: T’i thejnë familjet mes veti, të përçajnë e të krijojnë huti e mosbesim për të burgosurit! E ajo kryesorja që Aliun ta thyejnë moralisht. A e dini i thash se nuk ka mëkat ma të madh se t’ia mohosh qoftë edhe një minutë të burgosurit politik!
Tash i thash më dëgjo mirë, të marrësh guximin e t’i thuash ati që të ka mësuar ty se, si ta përhapësh lajmin e rremë, t’i thuash se gënjeshtrave më nuk ju beson askush, si dhe para kujt keni biseduar e propaganduar, të kërkoni falje ose, qohu e mbylle derën nga ana e jashtme!
Vazhdova të flas për Aliun dhe shokët tjerë se janë shkëmb e me moral të fortë, ata janë unik për çfarëdo veprimi dhe me besim të plotë se një ditë do ta fitojmë lirinë.
Ai personi e dëgjoj deri në fund fjalën time, u ndie në fajë, kërkoj leje te shkoj, me një përulje e kërkim falje, premtoj se tani e tutje do të përpiqet ta riparoj dëmin e bërë, në shpirtin e tij vërejta një mërzi e dëshpërim. Uli kokën dhe iku!
Disa që ishin brenda më qortuan si isha pak i ashpër në reagim. Dikush më tha se ja bane mirë e dikush tjetër më thanë se duhet kujdes ,sepse edhe nga këtu përcillen fjalët tua deri te ata të zitë (inspektorët e sigurimit shtetëror).
Miqtë e mi!
Ali LAJÇI është ikonë e demonstratave të vitit 1981!
Aliu, nga torturat më çnjerëzorë nga hetuesit shqipfolës dhe po ashtu në kazamatet serbe, kurrë nuk u dorëzua dhe nga këto tortura doli gjithnjë edhe më i fortë dhe me një guxim të pashoq të një atdhetari e Rugovasi kryelartë. Sot Ali LAJÇI iku në amshim, duke lënë në jetë tërë për Atdhe e Bashkim. Veprimtaria e madhe atdhetare do të jetoj si frymë, ujë e oksigjen deri tek ëndrra e tij për bashkim Kombëtar!
Lavdi e përjetshme për viganin e çështjes Kombëtare: Një jetë për atdhe Ali LAJÇI.