DËNIMI ME IZOLIM SHOQËROR NË KOHËN MODERNE

23 shkurt 2021 | 21:43

Shkruan: Lulzim Sahiti

Pavarësisht faktit që e drejta e shprehjes dhe liria e mendimit ndryshe është e drejt fundamentale e njeriut, në shoqërinë kosovare ajo ende është e shkruar vetëm në letër ngase nuk mund të aplikohet por mbahet e ndrydhur në mendje.

Atë që e mendojnë njerëzit në brendi nuk guxojnë ta shprehin publikisht por gjithmonë flasin e shkruajnë me rezervë dhe kujdes të madh, me të vetmin qëllim të ruajtjes së raporteve shoqërore. Përndryshe nëse veprojnë apo mendojnë ndryshe pasojnë masat e diferencimit ideo-politik si në kohën e viteve 80-ta në ish-Jugosllavi.

Madje, pasojnë në heshtje edhe dënimet me izolim shoqëror, që njihen në popull si LEÇITJE. Ndoshta për shumëkë kjo është e pabesueshme por në realitet, në Kosovën e pasluftës është e vërtetë.

Shtrohet pyetja pse po ndodhë kjo dukuri e shëmtuar në kohën e sotme moderne?

Arsyeja është e thjeshtë – ata nuk e duan mendimin kritik por ata duan vetëm atë që e mendon partia apo lideri i tyre shpirtëror. Po nuk veprove ashtu siç mendojnë ata, fillon në heshtje përbuzja dhe leçitja në rrethin shoqëror. Me një fjalë, ju më nuk duhet të ekzistoni për askënd duke filluar me bllokim në rrjete sociale dhe kudo që është e mundëshme në jetën e përditshme shoqërore. Pastaj nëse ke të hapur profilin tuaj në “Facebook” apo dikund tjetër të bëhet vëzhgimi i posaçëm sikur në kohën e monizmit për të verifikuar në hollësi postimet duke filluar nga fotografitë, përmbajtja e shkrimeve dhe komentet e lexuesve! Mandej, shkojnë tutje dhe një nga një në detaje shiqohet lista e njerëzve, të cilët kanë marrë guximin të të bëjnë “Like”, për të cilët menjëherë pason marrja në pyetje nga “kuestura” dhe qortimi i tyre verbal.

Mirëpo, në disa raste ka përjashtime, për ata të cilët të janë kundërvënë me sharje apo linçim. Të tillët merrin lavdata për performancën e treguar sidomos ata që veprojnë të kamofluar me emra të rrejshëm në “Facebook” apo dikund tjetër. Këta vlerësohen me çmimin më të lartë ngase me dinakri e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Me kaq nuk ndahen të kënaqur, mirëpo në ditët në vazhdim ashpërsojnë sanksionet duke angazhuar njerëz për të përcjell të gjithë ata që rrin me ju në bufe, shëtitin apo punojnë dikund me ju.

Pra, kudo që punon apo vepron je nën vëzhgimin e llupës së tyre, madje edhe në jetën private të shantazhojnë përmes numrave të telefonave mobil të regjistruar me emra fiktiv. Servilët e tillë partiak janë aq të zellshëm saqë çdo postim në rrjete sociale, të atij që e kanë në shënjestër e transkriptojnë dhe e vendosin në në “folder” (dosje) për ta përdorur për hakmarrje në raste të caktuara.

Kjo dukuri e shprehur në jetën e dixhitalizuar është mjaftë shqetësuese, prandaj shoqëria jonë për të ecur krahas shteteve demokratike duhet të jetë e kujdesshme në respektimn shprehjes së lirë dhe të mendimit ndryshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugëtimin për ta mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve,…