Dënohen Batatina, Isufi dhe KF Liria

26 prill 2018 | 15:47

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk është treguar aspak tolerant, duke shqiptuar dënime të renda për trajnerë dhe skuadrat që nuk kanë respektuar rregullat disiplinore.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është dënuar me 1000 euro, me arsyen se ka fyer dhe kërcënuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes Llapi-Drita, Genc Nuza. Ndërsa skuadra e Batatinës, Llapi është dënuar me dy ndeshje zyrtare pa shikues. Dënimit nuk i ka shpëtuar as trajneri i Dritës, Bekim Isufi, i cili është dënuar me 300 euro.

Liria e Prizreni është dënuar me 1500 euro përshkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes, derisa skuadra e Vushtrrisë është dënuar me 1000 euro. Trajneri i 2 Korrikut, Naim Kodraliu është dënuar me 500 euro, kurse zyrtari i klubit të Llapit, Muhamet Rexhepi është dënuar me moskryerje të detyrës në 3 muajit e ardhshëm.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në orën 21:05 zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e Ligës së…