Dënohen duhanpirësit e Përfaqësueses

05 shkurt 2020 | 17:12

Këshilli për çështje emergjente i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i ka përjashtuar nga Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, futbollistët Oso Gjinovci, Bajram Ramadani dhe Dardan Topilla.

“Futbollistët Oso Gjinovci, Bajram Ramadani dhe Dardan Topilla, gjatë udhëtimit për Gjeorgji kanë pasur sjellje që nuk përkojnë me Rregullat e etikës së një futbollisti përfaqësues, ndaj Këshilli për çështje emergjente ka marrë vendim për përjashtimin e tyre nga ekipi përfaqësues. Këshilli për çështje emergjente beson se kjo masë do të ndikojë tek këta futbollistë dhe tek të tjerët që të kenë kujdes, kur veshin fanellën e përfaqësues së Kosovës dhe mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëmtimet brenda dhe jashtë fushë kanë shoqëruar këtë sezon të…