Dënohen dy shqiptarë në Britani, u kujdesën për fermën e drogës për ta shlyer borxhin ndaj trafikantëve
23 qershor 2024
| 17:41
Dy shqiptarë në Britani, janë dënuar me nga dy vjet e katër muaj burgim, pasi akuzohen se u kujdesën për një fermë të madhe droge për të shlyer borxhet që kishin nga trafikantët.
Ata u kapën kur policia bastisi shtëpinë në Headlans dhe gjeti kanabis me vlerë deri në 415 mijë paund apo mbi 490 mijë euro, raporton Northantstelegraph.co.
Njëri hidraulik dhe tjetri punëtor ndërtimi, shkuan ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u kujdesur për drogën, sipas akuzës.