Dënohen me nga 200 euro gjashtë lokale në Prishtinë, tejkaluan orarin e punës
01 shkurt 2020
| 12:35
Inspekcioni i Komunës së Prishtinës mbrëmë ka dal në aksion. Zyrtarë komunal kanë dëmuar gjashtë bisnese, lokale të natës ëpr mos respektimin e rregullave për orarin e punës.
Këto lokale kanë tejkaluar orarin e komunës për tejkalimin e orarit të punës.
Lajmin për dënimin e tyre e ka konfirmuar drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
“Mbrëmë, inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës inspektuan lokalet në rrugën “Fehmi Agani”, që njihen ndryshe si “kafet e vogla”. Gjashtë gjoba për tejkalim të orarit!”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Epoka e re/