Dënohen me vdekje 16 persona që dogjën një vajzë në Bangladesh
Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar 16 persona me vdekje për vrasjen e një vajze, e cila e ka akuzuar mësimdhënësin e saj për ngacmim seksual.
Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, kishte vdekur në prill në Feni, qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit Daka.
Asaj i është bërë presion të tërheqë akuzat dhe pasi ka refuzuar është djegur nga një grup burrash.
Mësimdhënësi i akuzuar është në mesin e të dënuarve.
Vrasja e saj ka tronditur Bangladeshin, duke quar në një seri protestash që kërkonin drejtësi, raporton “Rel”.
Gjykimi ka qenë ndër më të shpejtët, pasi rastet e tilla zakonisht marrin vite në Bangladesh.
Ngacmimi seksual mendohet të jetë relativisht i zakonshëm në këtë vend.
Një raport nga organizata bamirëse “ActionAid”, në fillim të këtij viti, ka zbuluar se 80 për qind e grave që punojnë në industrinë e veshjeve në Bangladesh kanë parë ose kanë përjetuar dhunë seksuale në punë.