Prizren: Dënohen për ryshfet katër policë të trafikut

10 dhjetor 2018 | 12:01

Tre zyrtarët policorë Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Muzafer Sylejmani janë dënuar me nga 4 000 euro gjobë dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, ndërsa Binak Bytyçi ka marrë dënim me gjobë prej 5 000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh nga Gjykata Themelore në Prizren.

Por mbrojtësit e të akuzuarve i kanë propozuar gjykatës që dënimi i shqiptuar në kohëzgjatje prej 6 muaj burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë.

Prokuroria Themelore e Prizrenit i ngarkonte të akuzuarit se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejt kanë kërkuar dhe marrë ryshfet në të holla, raporton “kallxo.com”.

Të akuzuarit ngarkoheshin se këto para i kanë marrë nga shkelësit e rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro, në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur…