Dënohen Nika, Gërbeshi, Stullqaku dhe Qaunsha
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në Federatën e Futbollit të Kosovës nuk është treguar aspak tolerant ndaj lojtarëve që nuk janë treguar të ‘rehatshëm’ në ndeshjet e para të sezonit pranveror.
Lojtari i KEK-ut, Torviol Stullqaku është dënuar me dy ndeshje moslojë, pasi është ndëshkuar më karton të kuq në ndeshjen ndaj Llapit, me ç’rast kishte goditur me bërryl e lojtarin kundërshtar.
Me dy ndeshje moslojë është dënuar edhe mbrojtësi i Flamurtarit, Bennash Qaunsha, i cili ishte ndëshkuar përshkak të ndërhyrjes si lojtar i fundit.
Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit kishte qenë mjaftë i tensionuar dhe lojtarët e kanë pasur të vështir të vetëpërmbahen, por Komisioni Disiplinor e ka dënuar mbrojtësin e Dritës, Fidan Gërbeshi me tri ndeshje moslojë, kurse lojtari i Gjilanit, Anis Nika nuk do të këtë drejtë loje në katër ndeshje.
Ndërsa janë hapur procedura disiplinore ndaj Dritës, Gjilanit dhe Ballkanit.
/Epoka e re/