Dënohen Prishtina, Munishi dhe Duro

22 dhjetor 2020 | 18:55

Komisioni disiplinor i shkallës së parë i ka shqyrtuar procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga Komisioni i Garave dhe për të njëjtat, duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores Disiplinore, ka marrë vendime lidhur me klubin Prishtina, trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi dhe trajnerin e Feronikelit, Klodian Duro.

Skuadra e Prishtinës është dënuar me 1 000.00 euro për shkak se ka bërë lëshim në organizimin e ndeshjes kundër Ballkanit ku një numër i shikuesve ishte futur në tribunat e stadiumit në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKShPK-së dhe FFK-së.

Ndaj Munishit ishte iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektimin e kodit të sjelljes lidhur me deklaratat pas ndeshjes ndaj Prishtinës, ndërsa për këtë është dënuar me gjobë prej 500.00 eurove. Ndërsa trajneri i “Niklit”, Klodian Duro, dënohet me 300.00 euro për mosrespektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Feronikeli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që qeveria Hoti është zgjedhur…