Dënohen Rexha, Tovërlani dhe tri klube të Superligës
05 tetor 2018
| 18:09
Futbollisti i Feronikelit, Kastriot Rexha, është dënuar me dy ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ky dënim për sulmuesin erdhi për shkak të incidentit që ai kishte me futbollistin Behar Maliqi në ndeshjen e mesjavës Llapi – Feronikeli. Ndërsa trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani, është dënuar me 15 euro, pasi bëri shkelje të kodit të etikës sportive.
Komisioni i FFK-së dënoi edhe tri klube elitare: Gjilanin, Dritën dhe Prishtinën me nga 1 000 euro. Gjilani dhe Drita u dënuan me arsyen e hedhjes së gjësendeve në terren, kurse Prishtina u dënua për faktin se tifozët e ofenduan trajnerin Mirel Josa.
/Epoka e re/