Dënohet Agim Cana
Kryetari i KF Vëllaznimi, Agim Cana është dënuar Komisioni Disiplinor i shkallës së parë më gjashtë muaj ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ky dënim për kryetarin e skuadrës gjakovare vjen si pasoj e asaj se Cana pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-Superligë mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89 ftoi mediet në zhveshtoret e KF Vëllaznimi dhe është prononcuar duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave.
Një dënim më i lehtë është ai për sekretarin e KF Vëllaznimi, Blerim Vula, i cili nuk ka të drejt të ushtroj asnjë funksion në klub për tre muaj. Dënimi për ketë të fundit erdhi përshkak se Vula pas përfundimit të ndeshjes se barazhit është futur në fushë, duke ofenduar dhe fyer gjyqtarët e takimit dhe drejtuesit e FFK-së. Ndërkohe skuadra e Vëllaznimit dënohet më 1 mijë euro.
/Epoka e re/