Dënohet Cavani

31 dhjetor 2020 | 18:21

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani ka marrë dënimin për fjalët raciste.

Uruguaiani është dënuar me tri ndeshje dhe duhet të paguajë 136 mijë euro sepse përdori fjalën ‘zezak’ në Instagram.

Pasi fitoi një ndeshje me Unitedin, Pogba e lavdëroi lojtarin duke e postuar në Instastory, kurse ky i fundit ia ktheu ‘faleminderit zezak’.

Kjo fjalë cilësohet raciste, andaj është dënuar me tri ndeshje suspendim. Tani, Cavani do humbas sfidat ndaj Aston Villas në Premierligë, Manchester Cityt në Kupën e Anglisë dhe Watford në FA Cup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vende të ndryshme tashmë kanë filluar t’i thonë lamtumirë vitit…