Dënohet dadoja që theri për vdekje dy fëmijë
Një dado nga New Yorku të mërkurën është shpallur fajtore për therjen për vdekje të vitit 2012 ndaj dy fëmijëve nën kujdesin e saj në apartamentin e tyre luksoz në Manhattan.
Juria unanimisht ka refuzuar çmendurinë si mbrojtje të Yoselyn Ortegas, 55 vjeçe, avokati i së cilës tha se ajo kishte halicunacione për një urdhër nga djalli “për vrasjen e fëmijëve dhe të vetes së saj” kur ua kishte ngulur thikën e kuzhinës Lucia Krimit, 6 vjeçe, me nofkën Lulu, dhe vëllait të saj Leos, 2 vjeç, dhe i kishte lënë trupat e tyre në vaskë, raporton Reuters.
Megjithatë, juria gjeti se Ortega e dinte shumë mirë se çfarë po bënte kur në mënyrë brutale theri fëmijët në banjë të apartamentit të tyre.
“Çdo therje, çdo prerje, secila prej tyre kishte nga një qëllim. Dhe ai qëllim ishte t’i jepte fund jetëve të atyre fëmijëve”, ka thënë Ndihmës Prokurori rajonal, Stuart Silberg.