
Dënohet gardiania, kjo është arsyeja
24 dhjetor 2019
| 21:46
Një oficere burgu është dënuar pasi ajo kishte një lidhje pasionante me një të burgosur të rrezikshëm, duke i dërguar atij video intime dhe kanë bërë fotografi duke u puthur në qelinë e tij.
Ayshea Gunn, 27-vjeçare, shkëmbeu më shumë se 1.200 thirrje telefonike, përfshirë thirrje video, me Khuram Razaq, 29-vjeçar, për rreth pesë muaj teksa punonte në burgun e Berwyn në Wrexham.
Ajo i ka futur në mënyrë kontrabandë një palë sytjena të burgosurit. Razaq është i dënuar me 12 vite heqje lirie.