Dënohet ish-lobisti i Turqisë në ShBA
Bijan Rafiekian, ka qenë partner biznesi me ish-këshilltarin për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flyn.
Ai është gjetur fajtor dhe dënuar për konspiracion të lobimit për Turqinë.
Rafiekian, bashkëthemelues i kompanisë “Flynn Intel Group Consultacy” është akuzuar në dhjetor për dyshimin në lidhje me lobimin në emër të Turqisë.
Ai është akuzua gjithashtu, pasi është përpjekur të bind qeverinë e ShBA-së që të ekstradojë Fetullah Gulen, një klerik turk, të cilin Ankaraja fajëson për organizimin e përpjekjes së grusht-shtetit të vitit 2016.
Bashkëpunëtori i tij, Michael Flynn shkurtimisht ka mbajtur pozitën e fuqishme të këshilltarit të sigurisë kombëtare, derisa dha dorëheqjen në vitin 2017, pasi u zbulua se ai e mashtroi nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për kontaktet me ambasadorin e atëhershëm të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak.
Në dhjetor të vitit 2017, Flynn është deklaruar fajtor lidhur me akuzat për gënjeshtra, dhe ai pranoi të bashkëpunonte me organet për zbatimin e ligjit.
Flynn ka bashkëpunuar me Këshilltarin Special, Robert Mueller, i cili ka hetuar nëse Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe ndërveprimet e mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trumpit me zyrtarët rusë.
Në mënyrë të veçantë, Flynni ka njoftuar Muellerin për disa përpjekje për të penguar hetimin.
Në një version të redaktuar të gjetjeve të Mueller, raporti i tij ka konfirmuar përfundimet e inteligjencës amerikane të ndërhyrjes ruse dhe ka përmendur mungesën e provave të komplotit nga ana e presidentit, Trump, por nuk e liroi atë nga përgjegjësia.
Qeveria turke ka mohuar çdo përpjekje për të shmangur rregullat e ShBA-së në lidhje me lobistët e qeverive të huaja.