Dënohet ish-ndihmësi i presidentit Emmanuel Macron pas rrahjes së dy protestuesve në vitin 2018
Një ndihmës i shkarkuar i presidentit francez, Emmanuel Macron, është dënuar me burg për rrahjen dy protestuesve në vitin 2018.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Alexandre Benalla u pushua nga puna pasi u shfaq videoja e incidentit të 1 Majit – kriza e parë e madhe politike e Macron.
Benalla u dënua me tre vjet, por nuk do të shkojë në burg, pasi dy vjet u pezulluan dhe ai do të vuajë të tretin me byzylyk elektronik.
Ish-ndihmësi i kishte mohuar akuzat, duke thënë se ai veproi për të ndihmuar oficerët.
Në video shihet Benalla, i veshur me helmetë policie, duke goditur një të ri dhe duke kapur për qafe një grua gjatë protestës në Paris. Më vonë doli se atij iu ishte dhënë leja për të marrë pjesë në trazirë si vëzhgues në ditën e tij të pushimit.
Presidenca u akuzua për fshehje të ngjarjes pasi nuk veproi në rastin derisa kishte njohuri për ekzistencën e videos. Presidenca veproi vetëm pasi gazeta Le Monde identifikoi Benalla-n.