Dënohet Ismet Munishi
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar trajnerin e skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi me dy ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit.
Sipas KD-së, ky dënim ka ardhur përshkak se Munishi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen Drita-Ballkani, poashtu ka pasur reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor. Nga skuadra e Ballkanit është dënuar me dy ndeshje moslojë edhe mbrojtësi Edmond Turku, i cili në ndeshjen ndaj Dritës është përjashtuar me karton të kuq.
Komisioni Disiplinor e ka dënuar edhe skuadrën e Ferizajt me 1500 euro, përshkak hedhjes se kanaqeve në fushë në dy raste si dhe përdorimi i pipit nga ana e spektatorëve në 4-5 raste në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Ndërsa zyrtari i skuadrës së Llapit, Muhamed Rexhepi është dënuar me dy ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Rexhepi ka ofenduar gjyqtarët pas pjesës së parë të ndeshjes Llapi-Trepça ’89. Më dy ndeshje moslojë është dënuar edhe futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Ilir Syla.
/Epoka e re/