Dënohet kantautori që abuzoi me dhjetëra gra, viktima e çliruar pas fajësimit të tij
Pas dënimit për abuzim seksual me adoleshente të kantautorit amerikan R Kelly, një nga viktimat ka rrëfyer për mediet se ndihet e çliruar nga ky vendim.
Një viktimë e re e “grabitqarit seksual”, 24-vjeçarja Faith Rodgers u tha gazetarëve në Los Anxheles, se tani ishte në gjendje të vazhdonte jetën e saj, me abuzuesin që përballej me mundësinë për të vdekur në burg pas shmangies së përgjegjësisë për abuzime seksuale të grave dhe fëmijëve.
“Unë nuk kam asgjë për t’i thënë. Nuk ka asgjë që dua të shoh prej tij,” tha Rodgers.
“Falja është bindje.”
Kelly, 54 vjeç, u shpall fajtor në shtator për nëntë akuza penale, duke përfshirë më të rëndat e shantazhit, pas gjashtë javësh dëshmi shqetësuese. Një juri dëgjoi sesi për dekada të tëra ai kishte rekrutuar gra dhe adoleshente për të abuzuar me to.
Rasti kundër Kelly, i cili u vonua për më shumë se një vit nga pandemia, është një moment historik për lëvizjen #MeToo sepse ishte i pari në të cilin shumica e ankuesve ishin gra të me ngjyrë.
Viktima tha se dënimi është koha e duhur që Kelly të tregonte pendim.
“Ajo që do të doja të shihja në atë kohë është pak pendesë,” tha ajo.
Abuzuesi tani pritet të përballet me një shekull burg kur të dënohet. Ai u përball me akuza që në vitet ‘90, por iu shmang përgjegjësisë duke qenë një kantautor i famshëm.