Dënohet me 12 vjet burg, rusja që dhuroi 51 dollarë në mbështetje për Ukrainën
15 gusht 2024
| 16:25
Një gjykatë ruse ka dënuar balerinën Ksenia Karelina me 12 vjet burg për tradhti, pasi ajo dhuroi 51 dollarëve për bamirësi në mbështetje për Ukrainën.
Karelina, e cila ka nënshtetësi amerikane dhe ruse, u deklarua fajtore javën e kaluar pas një gjyqi të mbajtur me dyer të mbyllura, shkruan BBC.
Ajo u arrestua gjatë një vizite familjare janarin e kaluar në Yekaterinburg, në lindje të Moskës.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg. Gjykata në Yekaterinburg e shpalli atë fajtore për tradhti të lartë dhe e dënoi me burgim në një koloni penale të regjimit të përgjithshëm.