Dënohet me 18 muaj burgim pasi nuk u vetizolua kur ishte i infektuar me COVID
Vietnami ka burgosur një burrë për 18 muaj, sepse theu vetizolimin, përhapi virusin tek të tjerët dhe shkaktoi dëme financiare tek autoritetet.
Dao Duy Tung, 30 vjeçar u dënua për “përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme infektive” nga Gjykata Popullore e provincës veriore të Hai Duong, njofton Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Vietnamit (VNA), transmeton Klankosova.tv.
“Tung hyri ilegalisht në Vietnam nga Laosi, më 22 prill dhe shkeli rregulloret e karantinës 14-ditore. Pasi u njoftua se kontaktet e tij në Laos ishin pozitiv me virus, Tung nuk u paraqit në objektet mjekësore për t’u testuar … Në vend të kësaj, ai udhëtoi në qytete të tjera, ra në kontakt me shumë njerëz dhe vizitoi disa vende. ” njoftoi agjencia e lajmeve.
Shkeljet e Tung pretendohet se kanë shkaktuar dëme financiare prej më shumë se 130,372,43 dollarë tek autoritetet, sipas raportit të VNA. Nga raporti nuk u dhanë hollësira dhe as nuk u tha sa njerëz kishte infektuar Tung, raporton Theguardian,