
Dënohet me burg nëna që adoptoi 118 fëmijë
26 korrik 2019
| 11:10
Një grua 54-vjeçare në Kinë është dënuar me 20 vjet burgim për mashtrim. Li Yanxia njihet si filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve.
Ajo u shpall fajtore në Gjykatën e Wu’an në provincën Hebei të mërkurën për grabitje, mashtrim, falsifikim dhe shqetësim të rendit.
Ish-pronarja e jetimores, me nofkën “Love Mother”, u gjobit gjithashtu me 388 000 dollarë.