Dënohet me burgim ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

23 dhjetor 2024 | 15:57

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ashpërsuar dënimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, duke e dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për shpërdorim të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.

Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Frrokajn me 1 vjet e 4 muaj burgim, por pas apelimit, Apeli vendosi të shtojë dënimin.

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017, kur në prokurori është denoncuar tjetërsimi i 234 mijë e 548 metra katrorë tokë shtetërore në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin.

Në fillim, bashkë me ish-kryebashkiakun ishin arrestuar edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë në Lezhë dosja ka përfshirë 18 të pandehur, nga të cilët vetëm një është shpallur i pafajshëm./Euronews.al.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…