
Dënohet me burgim të përjetshëm i akuzuari për vrasjen e boksierit Besar Nimani
08 prill 2025
| 18:14
Sot në Gjermani u dënua me burgim të përjetshëm, Huseyin Akkurt, i akuzuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Bahri Cani.
Gjykata e Bielefeldit bëri me dije se i akuzuari, bashkë me një person, e kanë planifikuar mirë vrasjen e Nimanit, duke e goditur me 16 plumba.
I dyshuari për bashkëkryerjen e kësaj vrasjeje gjendet në arrati.
Për burgimin e përjetshëm të të dyshuarit pati kërkesë si nga avokati mbrojtës i familjes Nimani, ashtu edhe prej Prokurorisë së Qarkut.
Nimani u vra mbrëmjen e 9 marsit të vitit të kaluar, teksa po dilte nga një restaurant në Bielefeld të Gjermanisë.