Dënohet me burgim të përjetshëm personi që vrau dhe më pas dogji trupin e shokut të tij
26 tetor 2020
| 11:52
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm, të akuzuarin T.L për vrasjen e kryer në dhjetor të vitit 2019.
Gjykata ka konstatuar se i akuzuari me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Bytyqin.
Bytyqi ishte vrarë më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë, e më pas i dyshuari kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në fshatin Kishnapole të Gjilanit.
T.L dyshohet se ishte kthyer përsëri në këtë fshat dhe ia kishte vënë zjarrin kufomës së Bytyqit.