Dënohet me shtatë muaj burgim i arrestuari për trazirat në Zubin Potok

30 nëntor 2023 | 22:26

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me shtatë muaj burgim të akuzuarin M.B i nacionalitetit serb.

M.B është akuzuar për eprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ai është dënuar me shtatë muaj burgim dhe ndaj tij do të llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim.

M.B ishte arrestuar në prill të këtij viti pas trazirave në Zubin Potok.

“Obligohet i akuzuari M.B të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën në lartësi prej 100 €, po ashtu obligohet që në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të dëmtuarit V.K dhe D.S nuk kanë parashtruar kërkesë pasurore juridike. Me datë 30.03.2023 në Zubin Potok i akuzuari M.B kishte marr pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se tetë (8) personave, të cilët me veprime të përbashkëta kishin kryer një apo më shumë vepra të rënda penale si Zjarrëvënia dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, në atë mënyrë që në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina”, kishin djegur dy vetura e të cilat mbanin targat e regjistrimit RSK, vetura këto të cilat ishin pronë e të dëmtuarit V.K dhe të dëmtuarit D.S, ku si pasojë e djegies së tyre kishin shkaktuar dëm të konsiderueshëm material”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një familje gjermane e cila prej vitesh ka thyer të…