Dënohet me tri vjet burgim hajni i telefonit
10 dhjetor 2019
| 17:12
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me tri vite burgim dhe gjobë prej 500 eurosh të akuzuarin me inicialet G.B, i cili më 25 tetor në rrugën “Garibaldi” në afërsi të hotelit “Grand” në kryeqytet kishte vjedhur nga xhepi i një të dëmtuare telefonin e saj dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar asaj dëm material në vlerë prej 600 euro.
I akuzuari me inicialet G.B nga shkresat që posedon gjykata njihet si recidivist, i cili më herët kishte qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale.