Dënohet Pal Lekaj
Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune.
Kështu është bërë me dije në shpalljen e aktgjykimit ndaj Pal Lekajt. Sipas akuzës ndaj tij, ai i kishte shkaktuar dëm buxhetit të komunës për 69 mijë euro.
Lekaj është dënuar me dënim me kusht, duke e vërtetuar dënimin, prej 1 viti e gjashtë muaj, dënim ky i cili do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej 2 vitesh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.
Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike.