Një vit burgim me kusht ndaj Ramadan Mujës
19 dhjetor 2018
| 16:29
Gjykata e Gjilanit ka shpallur sot verdiktin ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.
Kështu Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës lirohet dhe shpallet i pafajshëm, raporton “Kallxo.com”.
Për pikën 2 dhe 3 të akuzës Ramadan Muja dënohet me dënim unik me burgim prej 12 muajve me kush që brenda dy viteve mos të kryej vepër të re penale.