Dënohet Ronaldinho
02 gusht 2019
| 21:35
Legjenda e futbollit, Ronaldinho, është dënuar sot nga shteti i Brazilit për shkak të një pagesë takse të vonuar.
39-vjeçari është gjobitur me 2 milionë euro, si dhe i janë bllokuar 57 asete nga shteti amerikano-latin. Për më tepër, Ronaldinhos i është bllokuar dhe pasaporta dhe nuk ka të drejtë të lëvizë jashtë Brazilit.
Një situatë tepër kaotike kjo për legjendën e futbollit, i cili ishte futur thellë në botën e biznesit dhe synonte të ishte i suksesshëm. Ronaldinho u tërhoq nga futbollit në vitin 2014 dhe që nga ajo periudhë, problemet për të kanë qenë të shumta.
Ronaldinho ka marrë dhe një urdhër për pagesat e të gjitha taksave të fshehura dhe pritet që kjo situatë kaotike e yllit brazilian, të marrë fund shumë shpejt.