Dënohet sërish me 2 000 euro Vetëvendosje, pas tubimit në Prishtinë
04 shkurt 2021
| 11:56
Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka dënuar për të dytën herë me 2 000 euro Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin. Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. 2 000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.