Dënohet Tare
20 maj 2021
| 12:07
Ndeshja e prapambetur në mes të Lazios dhe Torinos u mbyll pa gola, duke zyrtarizuar shpëtimin e ekipit granata nga rënia në Kategori.
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, është dënuar me përjashtim nga aktiviteti deri më 31 maj, si dhe me një gjobë prej 5 000.00 eurosh.
Drejtori shqiptar është dënuar për shkak se në fundin e pjesës së parë ka hyrë në dhomat e zhveshjeve, duke u ballafaquar me gjyqtarin në mënyrë kërcënuese dhe duke mos e lejuar që të futet. Tare është përsëritës me veprime të tilla ndaj dhe ka marrë këtë dënim.