Dënohet Wengeri
05 janar 2018
| 21:05
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka marrë një ndëshkim të rëndë nga Federata Angleze.
Francezi do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme, pasi është dënuar për shkak gjesteve të tij në ndeshjen ndaj West Bromit në Premier Ligë.
Trajneri i ‘Topçinjve’, kishte protestuar ashpër ndaj gjyqtarit pas një penalltie të dhënë në dëm të Arsenalit më 31 dhjetor dhe tani do të duhet ta vuajë dënimin, transmeton KP.
Wenger fillimisht do të mungojë nesër në sfidën e Kupës FA ndaj Nottingham Forest, më pas edhe ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e Kupës Carabao dhe në duelin ndaj Bournemouth në Premier Ligë.
Përveç kësaj, francezi do të paguajë edhe një dënim prej 40.000 funtesh.