Denoncoi kontrabandën me armë serbe, deputetja britanike: Jam kërcënuar nga Vuçiç

27 shtator 2023 | 15:15

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns iu rikthye akuzave te lidhura me kontrabanden e armëve nga Serbia në Kosovë.

Ajo ka deklaruar se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë dhe të bazohen në një trajtim të barabartë për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Kearns, aktualisht kjo nuk është qasja e BE-së dhe SHBA-së.

“Situata aktuale në Ballkan i shqetëson shumë deputetë përreth Evropës dhe përtej. Ekziston një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar që ta mbështesë Kosovën dhe Serbinë që t’i zgjidhin tensionet dhe të vazhdojnë drejt një bashkëjetese paqësore. Gjithsesi, nëse procesi i normalizimit do të vazhdojë, duhet të bazohet në trajtim të njëjtë dhe barabartë për të dy palët – që aktualisht nuk është qasje e BE-së dhe SHBA-së.”

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns, më 4 korrik, kishte denoncuar faktin se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato magazinoheshin në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit, e kishte konsideruar akuzë shumë të rrezikshme, e cila sipas tyre kriminalizonte Kishën Ortodokse Serbe”. Dioqeza kishte kërkuar që të hetoheshin urgjentisht akuzat e bëra nga deputetja britanike.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha asokohe se Serbia po zhvillon një hetim kundër deputetes britanike. Kearns ka rrëfyer për kërcënimin që i bëri Vuçiç si dhe bisedat me kryeministrin kosovar Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë personalisht kam folur edhe me kryeministrin Kurti për nevojën që serbët e Kosovës të ndihen të dëgjuar dhe të përkrahur si pjesë e Kosovës. Mund të gjendet një zgjidhje, por do të kërkojë nga të dy palët kompromis dhe mirëkuptim, retorikë të deeskalimit dhe angazhim të sinqertë në dialogun e kryesuar nga BE.”

Kearns ka ripërsëritur deklaratën se armët nga Serbia po kontrabandohen në Kosovë. Sipas saj këta persona duhet të hetohen nga kush po financohen dhe kush po i organizon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…