Dentisti heq dhëmbin më të madh në botë
14 janar 2020
| 11:30
Një dentist gjerman u bë i njohur pasi nxori dhëmbin më të gjatë në histori. Mjeku Max Lukas zbuloi se pacienti kroat kishte një dhëmb jashtëzakonisht të madh që shkaktonte ënjtje të nofullës së sipërme.
Ai e informoi pacientin se rasti është i rrallë dhe se ai duhej ta nxirrte dhëmbin sa më shpejt që të ishte e mundur.
Dhëmbi i pacientit ishte 3.72 cm i gjatë dhe ishte dhëmbi më i gjatë i gjetur ndonjëherë te një njeri. Pas operacionit, pacienti u lirua nga dhimbja dhe mjeku shkoi në Librin e Rekordeve Guinness për t’i regjistruar arritjet e tij.