Denveri barazon gjithçka ndaj Clippersave, finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë

14 shtator 2020 | 15:05

Denver Nuggets ka fituar edhe ndeshjen e dytë radhazi ndaj Los Angles Clippers për ta barazuar serinë në 3-3.

Clippersat kishin epërsi të lartë prej 16 pikëve pas dy çerekëve të parë, por në fund e humbën takimin me 13 pikë epërsi 111:98. Qendra Nikola Jokic ishte më i miri tek Nuggets, ku e mbylli takimin me 34 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Jamal Murray që shtoi 21 pikë si dhe Garry Harris me 16 të tjera. Paul George me 33 pikë ishte më efikasi tek Clippers, ndërsa Kawhi Leonard shtoi 25 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Tani finalisti i Konferencës së Perëndimit do të zhvillohet në ndeshjen e shtatë e cila zhvillohet të mërkurën pas mesnate. Kujtojmë që fituesi i këtij dueli në finale do të përballet me Los Angeles Lakers që eliminuan pa problem Houston Rockets me rezultat 4-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elseid Hysaj me shumë mundësi do të vazhdojë te jetë…