Denveri dorëzohet para Phoenixit, Miami fitore shprese ndaj Philadelphias

07 prill 2023 | 12:20

Humbja e dytë radhazi për Denverin, që gjithsesi ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Denveri (Brown 31 pikë) u mund me rezultat 119-115 nga rivalët e Phoenix. Për Suns u dalluan Durant me 29 pikë e Paul me 25.

Fitore të rëndësishme për një vend në “play-off” korri Miami, që mundi me shifrat 129-101 Philadelphian jashtë fushe. Butler e Herro realizuan nga 24 pikë secili për Miami, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Embiid për vendasit. Skuadra e Oklahoma, falë 22 pikëve të Shai, mposhti me rezultat 114-98 Utah Jazz, ndërsa Clevelandi triumfoi me rezultat 118-94 ndaj Orlandos, ndeshje ku u dallua Green me 21 pikë. Fitore për statistikë e San Antonios, që falë 25 pikëve të Diop mundi me rezultat 129-127 Portlandin.

Rezultatet

Orlando – Cleveland       94-118
Philadelphia – Miami     101-129
San Antonio – Portland 129-127
Utah Jazz – Oklahoma   98-114
Phoenix – Denver           119-115

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije pas…