
Denveri e Milwaukee fitojnë dhe mbrojnë kreun
Denveri rikthehet te fitorja në NBA, pas fitores me rezultat 108-102 ndaj Brooklynit, duke mbrojtur kreun e renditjes në Perëndim. Porter realizoi 28 pikë e Murray 25, por protagonist ishte sërish Jokiq me një “triple double” (22 pikë, 17 rebound, 10 asistime). Te fitorja rikthehet edhe ekipi i Lakersave, që falë 35 pikëve të Austin Reaves, mundi me rezultat 111-105 New Orleansin.
Skuadra e Milwaukee konsolidon pozitat në krye të renditjes në Lindje pas fitores me rezultat 118-111 ndaj Torontos. Për Bucks u dalluan Lopez me 26 pikë e Antetokounmpo me një “triple double” (22 pikë, 13 rebound, 10 asistime). Fitojnë edhe Clippersat, që mundën me rezultat 117-102 Portlandin, ndeshje ku për miqtë shkëlqeu Paul George me 29 pikë.
Zhgënjen Phoenixi, që u mund me rezultat 124-120 nga Oklahoma, sfidë ku për vendasit u dallua Alexander Shai me 40 pikë. Për Suns, Booker realizoi 46 pikë, por që mbetën për statistikë. Miami, falë 26 pikëve të Butler, mundi me shifrat 112-100 Detroit, ndërsa San Antonio mundi me shifrat 126-118 Atlanta, ndeshje ku u dalluan Johnson e Vassell, me nga 29 pikë secili.
Rezultatet
Brooklyn – Denver 102-108
Oklahoma – Phoenix 124-120
San Antonio – Atlanta 126-118
Detroit – Miami 100-112
Houston – New Orleans 107-117
Milwaukee – Toronto 118-111
Portland – Clippers 102-117
Lakers – New Orleans 111-105