Denveri fiton në shtesë, triumfojnë edhe Indiana e Houstoni
Ekipi i Denverit fitoi me rezultat 132-129 pas kohës shtesë ndaj New Orleans, duke arritur një fitore të rëndësishme që e afron me zonën e ekipeve më të mira në Perëndim. Nikola Jokiq realizoi sërish një “triple double”, 27 pikë, 13 rebound e 10 asistime, lider në fushë për Denverin.
Ai u mbështet edhe nga Jamal Murray po me 37 pikë e Russell Westbrook me 21 pikë. Për vendasit, dyshja Hawkins-McCollum realizoi 49 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Skuadra e Indianas, falë një lojë të mirë kolektive, ku shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mundi me shifrat 122-95 Sacramenton. Pacal Siacam me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Houstonit, që mundi me rezultat 114-110 Toronton, në fund të një ndeshje me shumë rivalitet. Dilion Brooks me 27 pikë e Jalen Green me 22 pikë u dalluan për teksanët.