Denveri hipotekon kreun në Perëndim, Bostoni dorëzohet në shtesë

07 mars 2023 | 14:09

Fitorja e katërt radhazi për Denverin, që mbron kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 118-113 ndaj Torontos.

Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Denverin u dallua Murray me 24 pikë e Porter me 20. Fitore në sekondat e fundit korri edhe Miami, që mundi me rezultat 130-128 Atlantan, ndeshje ku diferencën e bëri Butler, autor i 26 pikëve. Pas kohës shtesë humbet Bostoni, që u mund me rezultat 118-114 nga Clevelandi, ndeshje e hapur deri në fund. Brown realizoi 32 pikë e 13 rebound për Celtics, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Cavaliers u dallua Mitchell me 40 pikë e 11 rebound.

Ndeshje spektakolare ajo që nxori fituese Philadelphian, që mundi me rezultat 147-43 Indiana (Embiid 42 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Boston                   118-114
Detroit – Portland                     104-110
Indiana – Philadelphia             143-147

Miami – Atlanta                          130-128
Denver – Toronto                       118-113
Sacramento – New Orleans      123-108

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen nesër e zhvillon ndeshjen kthyese në Ligën e…