Denveri i pafuqishëm ndaj Clippersave, triumfon Golden State

05 prill 2024 | 11:05

Kampionët e Denverit u mundën me rezultat 102-100 nga Clippersat, duke pësuar humbjen e katërt në 10 takimet e fundit. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për kampionët nuk mjaftoi “triple double” i Nikola Jokiq (36 pikë, 17 rebound, 10 asistime). Për Clippersat u dallua Paul George me 28 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Golden State, që mundi me rezultat 133-110 Houstonit. Klay Thompson dhe Stephen Curry realizuan nga 29 pikë secili, duke rikthyer dyshen e famshme “splash brothers”.

Pa probleme fiton skuadra e Dallasit, që falë 51 pikëve të dyshes Irving-Donqiq mundi me shifrat 109-95 Atlanta. Zhgënjen Miami, që humbet në fushën e tij me rezultat 109-105 ndaj Philadelphias, sfidë ku u dallua Maxey me 37 pikë e 11 rebound.

Rezultatet

Dallas – Atlanta                  109-95
Miami – Philadelphia        105-109
New York – Sacramento   120-109
Houston – Golden State   110-133
Clippers – Denver              102-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lausanne ka barazuar 3:3 në shtëpi ndaj St.Gallen, në kuadër…